Kompania që i paraqiti 3D skemat për armë paralajmëroi se dëshiron të startojë kompani të re e cila falas do të shpërndajë skema për shtypje të 3D projekteve. Skemat do të jenë pa të drejta autoriale dhe të gjithë të interesuarit do të munden që ti shkarkojnë ato. Kompania do të jetë e njohur si Defcad, ndërkaq tani më është perceptuar si Pirate Bay për 3D printim.
“Na ndihmoni ta hapim Defcad në kërkues të parë “open-source” për 3D pjesë.”, thotë themeluesi Kodi Vilson duke ju drejtuar donatorëve të mundshëm. Shërbimi kërkon 100.000 dollarë nga donatorët, ndërkaq deri më tani ka mbledhur rreth 13.000 por ka edhe 27 ditë deri tek përfundimi i kampanjës.
Themeluesit e Defcat meren me projekte të hapura të cilat nuk do të thyejnë të drejtat autoriale, me çka do të mundësohet qasje e lirë deri tek informacionet. “Revolucioni industrial të cilin do ta sjell 3D printimi do të ndodh vetëm nëse është e lënë e lirë nga korporatat.”, thotë z. Vilson i cili është i njohur edhe në desmostrimin e AR-15 në të cilën ka integruar pjesë të printuara 3D. Kompania publikoi video në të cilën e demonstron qëndrueshmërinë e 3D modelit duke shtënë mbi 600 plumba. Kjo ndodhi pasi MakerBot i tërhoqi planet për 3D pjesë për armë në faqen e saj.
Për fat të keq edhe përveç mendimit të mirë, disaherë duket se ideja e plotë e këtij projekti është për 3D printim të armëve. Edhe pse ndoshta është mënyrë e mirë për reklamë tek disa grupe më konzervative.