ANGLI, 12 mars 2013 – Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti në datë 22 shkurt të këtij viti janë bërë publike sot.
Në këto pamje shihet qartë sulmi i çmendur i një “Ramboje” që me thikë në dorë përhap panik mes njerëzve që ndodheshin në atë moment në pikën e karburantit.
Sipas Daily Mail, njeriu i armatosur me një thikë u shfaq gjatë orëve të natës në karburantin Texaco, afër Mançesterit, në orët e vona të natës. Policia ende nuk ka mundur të zbulojë identitetin e tij, pasi në momentin kur policët mbërritën ai ishte larguar.
Si pasojë e sulmit të çmendur të tij shumë makina u dëmtuan, ndërkohë që fatmirësisht asnjë nga njerëzit që ndodheshin aty nuk u lëndua nga “Ramboja”.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/