ITALI, 12 mars 2013– Një qen i racës Pitbull ka kafshuar dy fëmijë dhe një të moshuar, që ishte gjyshja e njërit prej vogëlushëve. Viktimat e qenit ishin duke shëtitur në një kopësht, në Prato, kur janë gjendur para “bishës”.
Gruaja e moshuar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, pasi qeni i ka shqyer një pjesë të fytyrës.
Ndërkohë nipi i saj është kafshuar në faqe nga qeni, por nuk është në gjendje të rëndë. Vogëlushja që ishte me ta fatmirësisht ka mbetur e pa dëmtuar.
Policia bashkiake dhe shërbimet veterinare kanë kapur Pitbullin që lëvizte i lirë nëpër qytet dhe pa maskën që duhet të mbajë. Policia është vënë në kërkim të pronarit të kafshës.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/