DURRES, 12 mars 2013 – “Ndaj Kastriotit jemi të dënuar të fitojmë”. Kështu është shprehur portieri dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës së Teutës, Bledian Rizvani. Gardiani durrsak pohon se janë shumë të lumtur nga barazimi që skuadra arriti të merrte në transfertën e vështirë të Vlorës, ndërsa premton se skuadra do të rikthehet tek fitorja fill që ndeshjen e radhës.

“Duke nisur nga sot do të nisim të punojmë për sfidën e radhës. Përpara kemi një rrugë shumë të gjatë dhe të vështirë për të ruajtur vendin e dytë, që është edhe synimi ynë, prandaj duhet që ndaj Kastriotit të marrim maksimumin. Kastrioti është një skuadër e fortë dhe me lojtar shumë të mirë, por ne nuk jemi në kushte për të zgjedhur kundërshtarët, kështu që duhet të mundim kush të na dalë përpara. Skuadra është mjaft e motivuar dhe do të japë më të mirën e saj. Personalisht jam i bindur se do të fitojmë ndaj Kastriotit dhe do ta mbajmë deri në fund vendin e dytë. Skuadra është në gjendje të mirë dhe e vetmja gjë, është të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund”,- deklaroi Rizvani.

/m.l. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/