Për të qenë një femër e lumtur jo domosdoshmërisht duhet të ketë pranë një mashkull. Më e lumtur, më e sigurt dhe më e plotësuar një femër ndihet nëse ka miqësi nga ato të vërtetat. Femrat besojnë në miqësi dhe në këshillat e marrë prej mikeve.
Qoftë për shëndet, punë apo jetën në çift, femrat nuk ua besojnë partnerëve dyshimet dhe dilemat e tyre, por shoqeve të ngushta, dhe nëpërmjet bisedave me to ndihen më të qeta.
Shpesh kur jeta i përball me vështirësi, mbështetja më e mirë është “qarja e halleve” me shoqet, të paktën sipas sondazhit të kryer në Australi nga NewsLifeMedia.
Shpesh miket kanë rol të pabesueshëm për femrat duke u kthyer në burim qetësie dhe janë pikërisht këto të fundit që i ndihmojnë në kapërcimin e problemeve.