ANGLI, 11 mars 2013 – Shkencëtarët britanikë mendojnë se rritja e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve përbën një kërcënim serioz për njerëzimin dhe duhet të krahasohet me kërcënimin terrorist.

Profesoresha Selli Dejvis (Sally Davies), kryemjeke e nderuar në Britaninë e Madhe e konsideron këtë rrezik kërcënues si bombë me veprim të ngadaltë jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar por edhe për të gjithë botën (antimicrobial resistance is a ticking time-bomb not only for the UK but also for the world) dhe mendon se nëse nuk do të merren të gjitha masat e nevojshme, atëherë shoqëria do ta gjejë veten përsëri në atë periudhë të historisë, kur çdo lloj infeksioni ishte i aftë të vriste njeriun, mediet britanike citojnë kështu mjeken e njohur.

Rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve shkakton mosfunksionimin e ilaçeve.

/th.m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/