Pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve, aventura e Kristiano Ronaldos tek Juventusi duket drejt përfundimit, por mediat në Italia kanë aluduar për disa kushte që CR7 i ka vendosur bardhezinjëve në rast se dëshirojnë që ta mbajnë në ekip.
Portugezi erdhi me ambicie të mëdha në Itali me synimin për të fituar Champions-in, por jo çdo gjë shkoj sipas planit. Sulmuesit 36-vjeçar i skadon kontrata në qershor të vitit 2022, dhe sipas zërave, Ronaldo i ka kërkuar Juves dy lojtarë që mendon se mund të sjellin suksesin tek bardhezinjtë.
Bëhet fjalë për ish-shokun e ekipit tek Real Madridi, Karim Benzeman ose një sulmues të ngjashëm me karakteristikat e Benzemas dhe një “playmaker” të klasit botëror që ta ndihmojë portugezin me sa më shumë asistime.
Palët mund të gjejnë një marrëveshje, me “Zonjë e Vjetër” e cila mund të bëjë dhe një përpjekje të fundit për hir të Ligës së Kampionëve.





