IRAN, 11 mars 2013 – Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është kritikuar ashpër si nga kundërshtarët politikë, ashtu edhe nga përkrahësit e tij. Kjo ka ndodhur për shkak të faktit se gjatë vizitës së Presidentit në Venezuelë ai është fotografuar, kur po përqafonte nënën e të ndjerit Hugo Chavez, duke e ngushëlluar atë për humbjen e djalit të saj.
Në atdheun e Ahmadinexhad një veprim i tillë menjëherë u cilësua si i neveritshëm që nuk i ka hije kreut të një shteti musliman, pasi sipas ligjit islam një burrë nuk mund të prekë një grua të huaj.
Sipas anëtarëve të Parlamentit iranian, ky akt tregon "zvetënimin e shpirtit" të Ahmadinexhad.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/