Elona ka vënë re që Eldora ngjan me Marselinin në mimikë dhe sidomos kur buzëqeshin të dy.

Elona, Eldora dhe Etleva janë ulur te kolltukët në sallon, ndërsa janë duke biseduar me njëra-tjetrën. Në bisedë e sipër Elona ka vënë re që Eldora ngjan me Marselinin në mimikë dhe sidomos kur buzëqeshin të dy. Ajo e shikon me kujdes Eldorën teksa qesh dhe bindet edhe më tepër. “Shpresoj të mos gaboj”, thotë Elona, e cila përsërit herë pas here se mendon se e ka gjetur sekretin e saj, e bindur se Eldora dhe Marselini janë motër e vëlla. “Nëse kjo gjë do te jetë e vërtetë, do të më kesh zhgënjyer pa masë”, i thotë Elona Eldorës, e cila nuk kupton asgjë rreth fjalëve të Elonës, madje qesh me të. Elona ndihet keq për çfarë ka biseduar me të rreth Marselinit, duke e gjykuar këtë të fundit për sjelljen e pahijshme në shtëpi. Bindja që i shtohet gjithmonë e më tepër e bën të ndihet në faj Elonën, teksa mendon se i ka folur keq motrës për të vëllanë.

Eldora mundohet ta bindë për të kundërtën, por qesh e çuditur nga idetë e Elonës dhe kjo gjë e bën Elonën të dyshojë edhe më shumë. Ajo e pyet për disa fakte, si datëlindjen e të dyve, për të bërë një lidhje të logjikës që po mundohet të përdorë, por i duket sikur Eldora është duke fshehur “sekretin” e saj. Fakti që janë të dy nga Berati e bën edhe më të fortë dyshimin e Elonës, e cila shprehet: “Je duke më zhytur edhe më. Harroje, është e vdekme ajo gjë”.

Etleva i sugjeron Elonës që ta pyesë Elenën lidhur me këtë gjë, pasi ajo mund të dijë diçka më tepër, por Elona nuk ka besim se do të kuptojë më shumë se kaq.
“E shikon se si më shikon me dyshim tani! Kjo gjë është e vdekme”,vazhdon të përsërisë Elona, teksa largohet duke qeshur nga vajzat me një bindje të plotë në vetvete se ka arritur të zbulojë një sekret.