SHBA, 10 mars 2013 – Miliarderi Bill Gates, ndërsa po drekonte në një restorant i ka lënë bakshish një kamerieri vetëm 5 dollarë.
Pas këtij veprimi, Bill Gates vërejti një reagim të çuditshëm në fytyrën e djalit dhe e pyeti se çfarë problemi kishte.
Kamerieri iu përgjigj se ishte i habitur që ai i la një dhuratë prej vetëm 5 dollarë, derisa djali i tij në tryezën tjetër i dha afër 500 dollarë.
Bill Gates u përgjigj: “Ai është djali i njeriut më të pasur në botë, ndërsa unë jam djali i një zdrukthëtari”.