ATHINË, 10 mars 2013 – Tre grekë janë ndër njerëzit më të pasur në planet, bëri të ditur radioja greke Skaj, duke u mbështetur tek klasifikimi botëror i revistës “Forbs”.

Në vendin e 412-të është magnati i anijeve Spiros Lacis, i cili përparoi me disa vende përpara në klasifikim nga viti i kaluar.

Të dhënat e “Forbs”-it tregojnë se ai ka rritur pasurinë e vet me 3,3 miliardë dollarë.

Greku i dytë më i pasur Aristotelis Mistakidis disponon 2,7 miliardë euro, kurse ai i tretë është Filipos Niarhos me 2,6 miliardë dollarë.

Në klasifikimin e sivjetshëm janë përfshirë 210 të pasur të rinj nga 42 vende.

Çdo një pjesëmarrës në listë disponon mesatarisht rreth 3,8 miliardë dollarë.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/