Amerikani Bernard Hopkins, sërish është bëri kampioni më i moshuar në historinë e boksit, pasi në luftën e zhvilluar në Nju Jork, në pikë e ka mundur Tavoris Kloud.
Ishte kjo lufta e kategorisë gjysmë të rëndë në versionin IBF në të cilën të tre referat, njëzëri ia dhanë fitoren Hopkinsit i cili shumë mirë luftoi kundër 17 vjet më të riut Tavoris.
48- vjeçari Hopkins edhe deri më sot ishte kampioni botëror më i moshuar, pasi dy vite më parë në versionin VBC, e kishte mundur kanadezin Zhan Paskal. Hopkins në karrierën e tij ka 53 fitore, 6 humbje dhe dy barazime, ndërsa karrierën profesionale në boks e filloi në vitin 1988.