April Reiss është ngjitur mbi një vinç 30 metra i lartë në shenjë proteste, më një shkrim “Rose, dy vjet pa gjyshen e saj” .
Kjo ka qenë “dhembja e një gjyshe amerikane për mbesën e saj. 70-vjeçarja ka shprehur se ajo kishte vendimin e gjykatës për të parë mbesën e saj, por nëna e vogëlushes 6-vjeçare nuk e kishte lënë.
Ajo ka shkuar deri në Francë për të parë mbesën. “Nuk jam e çmendur, thjesht dua të shoh mbesën time, dua ta përqafoj përpara se të vdes”- ka thënë ajo.