SHBA, 09 mars 2013 – Amanda Feenstra 30 vjeç, e martuar, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me nxënësen e saj raporton Huffington Post.

Amanda ishte mësuese kërcimi në Huston Texas, por kohët e fundit u zbulua se kishte marrëdhënie me një nxënësen e saj 16 vjeçare.

Raportet mes saj dhe nxënëses vazhdonin prej më se një viti në zyrën e shkollës, pasi mësuesja jepte mësim kërcimi në Humble High School.

Ishin autoritetet e shkollës ata që zbuluan lidhjen mes mësueses dhe nxënëses, pasi kishin nisur të dyshonin tek disa veprimeve të saj.

Feenstra u gjobit me 30 mijë dollarë, ndërsa vijon procesi gjyqësor në ngarkim të saj, për veprime të pahijshme me nxënësit.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/