ANKARA, 9 mars 2013 –Agjencia Turke e Bashkëpunimit Ndërkombëtare (TIKA) ka ndërtuar një laborator organik bujqësor, i njohur edhe ndërkombëtarisht për të bërë analiza dhe teste në Shqipëri, raporton “World Bulletin”.
TIKA mbështet metodat e bujqësisë organike në Shqipëri. Sipas një projekti, TIKA ka hapur të parin laborator të bujqësisë organike në Shqipëri. Laboratori mundëson realizimin e disa kërkimeve shkencore me pajisje të teknologjisë së lartë më të fundit.
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, prof. dr. Fatos Harizaj, shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për laboratorin.
Prof. dr. Ardian Maçi, dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, tha se do të punojnë në mënyrë më efikase në sajë të laboratorit.
Maçi gjithashtu theksoi se shpresonin në të ardhmen e bujqësisë organike në Shqipëri.
Ndërkohë Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e Shqipwrisw po bashkëpunon TIKA-n për realizimin e tre projekteve:
1. Ngritja e një fidanishteje shtetërore për prodhimin e fidanëve arrore-pyjore, për reduktimin e erozionit, rehabilitimin e terreneve të degraduara dhe pyjeve të djegur.
2. Rritja e kapaciteteve praktike dhe logjistike të shërbimit pyjor për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri.
3. Ngritja e një laboratori për të zhvilluar luftën biologjike kundrejt dëmtuesve në pyje.
/th.m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





