SARANDE, 09 mars 2013 –– Policia e Sarandës po heton mbi autorët e shpërthimit të ndodhur gjatë mesnatës në automjetin e ish-shefit të urbanistikës në Sarandë, Haxhi Musai.
Lajmi konfirmohet nga burime të policisë lokale, të cilat bëjnë të ditur se një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 12:20 pas mesnate në automjetin e Musait i cili ishte parkuar në rrugën 5 të Sarandës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar.
Ndërkaq Haxhi Musai bëri të ditur se nuk ka ndonjë konflikt personal dhe se gjithçka mund të lidhet me detyrën si përfaqësues i Këshillit Bashkiak në Bordin e Ujësjellësit.
Haxhi Musai ka qenë shef i Urbanistikës në bashkinë e Sarandës në vitet 2000-2005, dhe është zgjedhur me shumicë votash si përfaqësues i Këshillit Bashkiak në Bordin e Ujësjellësit të qytetit.





