ITALI, 08 mars 2013 – Nuk përballoi dot ndarjen nga e dashura dhe vendosi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i një spitali në Ivrea.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Torino. Një 17-vjeçar me inicialet M. M. përpara se të ndërmerrte këtë akt të rëndë kishte postuar në Facebook dy statuse ku paralajmëronte vetëvrasjen e më pas i kishte dërguar disa mesazhe shokëve të tij.

“Femrat më kanë vrarë”, “Shpresoj që sytë e mi të mbyllur, të ndezin sadopak dashuri në zemrat tuaja. Do të jem engjëlli mbrojtës i njerëzve që dua”.

E ndërsa 17-vjeçari ishte në momentet e fundit të jetës së tij, miqtë komentonin mesazhin në Facebook, pa e menduar se shoku i tyre do vetëvritej brenda pak minutave.