TIRANË, 8 mars 2013 – Departamenti i Klimës dhe Mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se, situata sinoptike, sipas hartës, tregon se gjatë tri ditëve të periudhës 9-14 mars, mbi vendin tonë do të ushtrojë ndikimin e saj një fushe me presion atmosferik të ulët. Si rezultat pritet gjatë tre ditëve, më 8, 9 dhe 10 mars, të kemi mot me reshje.
Parashikimi për datën 9 mars 2013
Gjatë kësaj dite aktiviteti i fushës me presion atmosferik të ulët do të fuqizohet. Si rezultat, do të mbizotërojë mot me vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje në gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë deri 28 km/orë nga kuadranti i jugut.
Temperaturat ekstreme, pa ndryshime të ndjeshme, pritet të luhaten:
Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 4 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 10 gradë C
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 gradë C ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18 gradë C.
Parashikimi për datën 10 mars 2013
Nuk priten ndryshime në kushtet e motit. Përsëri do të mbizotërojë mot me vranësira, të cilat
do të shoqërohen me reshje në gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë deri 28 km/orë nga kuadranti i jugut.
Temperaturat ekstreme , pa ndryshime të ndjeshme, pritet të luhaten
Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 4 gradë C ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 8 gradë C
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 gradë C ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 11 gradë C ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18 gradë C.
Parashikimi i përafërt i motit për periudhën nga 11 deri 14 Mars 2013
Situata sinoptike e parashikuar për datën 11 mars në mesditë tregon se mbi vendin tonë gjatë kësaj periudhe do të ndikojë periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët. Si rezultat pritet që gjatë katër ditëve të kemi mot të paqëndrueshëm.
Temperaturat maksimale pritet një zbritje të lehtë më datë 12 mars. Ato do të luhaten:
në vendet malore nga 6 deri 9 gradë,
në zonën e ulët dhe në bregdet nga 15 – 18 gradë.
Temperaturat minimale. Pritet një zbritje me rreth 2-3 gradë më datë 13 mars. Ato do të luhaten:
në vendet malore nga 1 deri 4 gradë,
në vendet e ulëta dhe bregdet nga 8-10 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në përgjithësi nga kuadranti i jugut.
/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





