LONDER, 8 mars 2013 – Tolerancë zero për ata që përtypin çamçakëz në qytetin e Milton Keynes, në jug-lindje të Anglisë. Autoritetet lokale, duke ndjekur shembullin e Singaporit, janë të gatshëm të lëshojnë një urdhër ndalimi për çamçakëzat. Masa merret për të evituar hedhjen e tyre në tokë dhe më pas ngjitjen në këpucët e kalimtarëve.
Inisiativa për një nismë të tillë është ndërmarrë nga një grup pronarësh lokalësh, të cilët kanë denoncuar faktin se për të pastruar rrugët e qytetit, veçanërisht qendrën e tij nga çamçakëzat e hedhur kudo, kushton gjithnjë e më shtrenjtë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/