SHBA, 08 mars 2013 – Kur policia e Oklahomës shoqëroi për në komisariat, Christie Dawn Harris, 28 vjeç, nuk mendoi se do të përballej me një ngjarje sa të pazakontë aq edhe komike mund të thuash. Policia e ndaloi gruan e re për tregti droge dhe armëmbajtje pa leje, por ajo që e bën të çuditshëm këtë fakt është vendi se ku u gjet lënda narkotike dhe pistoleta kalibër 22.

Sipas raporton Huffington Post, gruaja e re ngjalli dyshimet e policisë ndërsa së bashku me shoqen e saj Jennifer Delancy, po qëndronin brenda një makine të parkuar para një restoranti të mbyllur.

Policia i pyeti gratë nëse kishin ndonjë problem apo mbanin drogë me vete, por ato u përgjigjën se nuk kishin asgjë.

Gjithsesi sjellja e tyre u duk e çuditshme dhe policia i shoqëroi për në komisariat. Ndërsa një oficere policie nisi të kontrollonte 28 vjeçaren, ajo konstatoi se Christie kishte fshehur në mbathje një pistoletë kalibër 82, tytën e së cilës e kishte futur në vaginë. Ndërkohë në prapanicën e së resë u gjetën edhe disa qese plastike me drogë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/