DURRES, 08 mars 2013 – Qendra "Sot për të ardhmen" ka menduar t'u urojë 8 marsin grave dhe vajzave të Durrësit në një mënyrë mjaft origjinale.
1000 tufa me mimoza janë shpërndarë në të gjithë qytetin nga rreth 50 të rinj, që u kanë uruar grave dhe nënave: Gëzuar Festën e 8 Marsit.
Ashtu si edhe çdo festë tjetër, edhe 8 Marsi në Durrës festohet me kolektivin apo familjen.
Prej më shumë se një javë kanë nisur pergatitjet e një pjese të mirë të stafeve, të cilët kanë prenontuar lokalet, baret dhe restorantet. Me 8 mars, dita kur miliona femra kudo në botë zgjedhin për të kërkuar të drejtat e tyre, për ne vazhdon të mbetet festë.
Ndaj, ashtu si çdo vit, të organizuara me grupe e me orare të shkurtuara pune, gratë kanë zgjedhur edhe këtë radhe të festojnë në menyrën e tyre, kafeneve apo restoranteve. Me këtë rast të gjithë lokalet dhe restorantet mbushen plot dhe në këtë kohë krize ata u ofrojnë ulje çmimesh për faktin se ka organizime kolektive.
Megjithatë, protestë apo festë, 8 Marsi vazhdon të mbetet ndër të paktat ditë, ku gratë shqiptare përpiqen të harrojnë shqetësimet e shumta, angazhimin për të qenë nëna të mira apo profesioniste të zonja në punën e tyre, ndaj pse jo, stafi i www.durrëslajm.com u uron të gjitha grave kudo ndodhen "Gëzuar Festën"!





