Shkencëtarët kanë shpikur një test me frymëmarrje, i cili do të mund të ndihmonte në diagnostikimin e kancerit të stomakut.
Suksesi i testit është 90 për qind, ndërsa funksionon duke mbledhur sinjale kimike për kancer, të cilat lëshohen me rastin e frymëmarrjes dhe i krahason ato me probleme më pak serioze.
Këtë testim e kanë bërë shkencëtarët nga Izraeli dhe Kina, ndërsa është testuar në 130 pacientë.
Profesori Hoseam Haik, nga Instituti izraelit i Teknologjisë, ka deklaruar se si ky test mund të jetë zëvendësim për endoskopinë.
"Suksesin e këtij studimi e kemi vërtetuar në eksperimente klinike.
Testi me frymëmarrje paraqet mundësinë e zbulimit të kancerit të stomakut, gjë që do të ndihmonte shumë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes", ka thënë ai.
Vetëm një nga pesë pacientë e ka mundësinë për operacion si pjesë e trajtimit të kancerit të stomakut, sepse ai diagnostikohet në një stadium të vonë, kur operacioni është i pamundur.
.