KORCE, 07 mars 2013 – Një aksident, me pasojë vdekjen e një 35-vjecari ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Korcë -Bilisht. Policia lokale bën të ditur se një automjet tip Nissan me targa DV 3290 AA ku udhëtonte viktima Artan Tafo është përplasur në afërsi të fshatit Bitinckë me një kamion me targa të Korçës.
Mësohet se dy automjetet lëviznin në kahe të kundërta, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e automjetit me të cilin udhëtonte viktima. Mësohet se policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit Edmond Leshnja.





