ANGLI, 07 mars 2013 – Drerët kanë pushtuar Britaninë e madhe. Deri tani numri i tyre ka mbërritur në 1.5 milion ekzemplarë, rekord historik i pa arritur më parë.

Sipas një studimi të botuar në Journal of Wildlife Management, drerët po shkatërrojnë territorin dhe speciet e tjera, e për këtë arsye është e nevojshme të merren masa drastike. Autoritetet po mendojnë një eleminim në masë, dhe në rrezik janë 750 mijë drerë.

Shoqatat e mbrojtjes së kafshëve kanë pranuar rrezikun që vjen si pasojë e numrit mjaft të madh të drerëve, por kanë kërkuar përdorimin e metodave shkencore, në mënyrë që kafshët të mos ndjejnë dhimbje. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/