DURRES, 07 mars 2013 – Një finale inkadeshente, emocionuese, ku krahas grintës dhe karakterit të garës, foli edhe inkurajimi i tifozërisë. Një pallat me një prezencë shikuesish nga më të ngarkuarat e sezonit, ku vlerë për takimin final të Kupës së Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Teutës në volejbollin për femra pa dyshim ka edhe organizimi i klubit shumësportesh Teuta. Të dy ekipet erdhën në përballjen direkte ndërmjet tyre, duke mundur në ditën e parë të finaleve kundërshtarët e tyre: Teuta eliminoi ekipin e fortë të UMB Volejit 3-0 dhe Tirana Partizanin me të njëjtat shifra.

Ekipi i Gorencës kishte një avantazh psikologjik ndaj vajzave të teknikut Jazexhiu, pasi në fazën e Top Volej Liga e mundi dy herë Teutën. Nga ana tjetër, durrsaket u “armatosën” psikologjikisht me fitoren ndaj të fortave të UMB Volejit. Kjo dukuri ishte prekur nga tifozëria vendase, e cila inkurajoi me sa mundi vajzat e Teutës. Një prezencë jo e pakët ishte edhe nga Tirana, madje befasia e jonë u ndal tek një grup vajzash të reja, që qendronin pranë profesorit të tyre. Është një emër shumë i njohur i volejbollit shqiptar. Quhet Todi Driza. U takuam me shumë përzëmërsi me këtë 69 vjeçar të paplakur, që na tha se drejtonte ekipin e të rejave të volejbollit të Flamurtarit.

Driza i famshëm na prezantoi edhe me sponsorin e ekipit Fatmir Lazaj, i cili me një përkushtim të veçantë ka vendosur të plotësojë kërkesat e këtij grupi vajzash të talentuara të volejbollit vlonjat. “Kam 6 muaj që punoj me këtë grup, nënvizon Driza dhe shpresoj ti kthej Vorës dinjitetin e humbur në volejboll. Janë shumë të reja, por me tregues fizik befasues. Lartësia e tyre është mbi 1.80 m. Do të dij për nder në se këtë fakt e bën të njohur në gazetën tuaj.” Ajo që vlen të veçohet në finalen Tirana – Teuta, është rivaliteti i theksuar ndërmjet tyre. Teuta e vajzave të reja, kërkonte të përballonte fanelen e rëndë të Tiranës, me përfaqësuese tipike të volejbollit aktual të femrave në Shqipëri si Xhixha, Shkurti, Nezaj, Kadriu, Hoxha, Kokonozi, Sejfullai etj. Dhe misioni i durrsakeve u krye më së miri. Me pak kujdes dhe vëmëndje, mund të ishin ato fituese e Kupës së Shqipërisë. Ja se si rrodhi kronika e lojës.

Tre setet e para

Finalja e 7 marsit ndërmjet Teutës dhe Tiranës zhvilluar në Ramazan Njala, konsumoi plot 120 minuta. Mesazhi u dha qartë. Për mbi fituesen fitoi volejbolli, feirplei, kultura dhe mirkuptimi sportiv. Ndonëse edhe këto tregues desh u lëkundën, nga gjykimi amatoresk në disa raste i gjyqtarit kryesor Erjon Mujo. Madje Todi Driza u shpreh për të: që është i papërgatitur profesionalisht për të drejtuar finale të tilla. Nga arbitrat më të mira tanët, me stemë ndërkombëtare Altin Telo ishte caktuar drejtues i rrjetës. Seti i parë filloi dhe mbaroi me kontroll të sigurtë të kampioneve të vendit. Shkëputja e tyre në fazën përmbyllëse të këtij seti, ishte e mjaftueshme për të mos e ndjerë kërcëcënimin e Teutës. Por kulmi i ballafaqimit arriti në setin e dytë dhe të tretë, për të trajtuar në një nëntitull më vete setin e katërt. Teuta ecën e sigurtë nga 10-4, në 16-6, 18-7 dhe në fund 25-16. Tifozëria inkurajon. Kolektiviteti dhe harmonizimi në veprime, pasi i saktë i Gashit, gjuajtjet e pagabuara të motrave Smajlaj, Guzës, Zakovës dhe Begiç-it, pritja e mirë e topit të parë nga Llupo i dhanë tjetër performancë lojës së vendaseve. Këtë fizionimi u vu re edhe në setin e tretë. Teuta udhëhoqi vazhdimisht, deri në 20-12 dhe e mbylli setin në favor të saj 25-19.

Seti i katërt

Këtu ndodh edhe kthesa e lojës në favor të Tiranës, në kohën kur Teuta po luante mjaft mirë. Ja shifrat: 6-1, 8-2 dhe 11-3 gjithnjë në favor të Teutës. Në shërbim për Tiranën Silvana Kokonozi. Dhe ndodh përmbysja. Teuta fiksohet në pikën e 13, ndërsa rivalja e saj pronëson edhe pikën e 18. Teuta dorëzohet moralisht, ndërsa lojtaret kryeqytetase kthehen në prarqitjen e tyre të njohur. Shkurti dhe Xhixha gjuajnë si dikur, ndërsa në pozicionin 3 shkëlqen një talent i volejbollit. Vangjel Koja na njeh që korçarja Sava Thaka është 1.95 e gjatë. Çfarë lojtare! Tiranë shënon pikën e 25, ndërsa Teuta mbetet prapa dhe nuk e kalon pikën e 17-të.

Tirana fituese

Barazimi i seteve në 2-2 e shton edhe më tej dramacitetin e ndeshjes. 5-1 për Tiranën. Por durrsaket nuk dorëzohen. 8-5 ndërrohen fushat dhe diferenca shkon vetëm në një pikë. Tirana 8 dhe Teuta 7. Pika e 12-të e Tiranës kontestohet shumë nga Teuta. Gjyqtari Mujo jep faull për Gashin. Protesta shtrihet edhe tek trajneri Jazexhiu, i cili ndëshkohet me karton të kuq dhe nuk mund të qendronte pranë ekipit. Tirana shkon e sigurtë deri në përfundim të setit final, duke fituar 15-10 dhe takimin 3-2. Meritë për suksesin kalon nga trajneri Adrian Gorenca dhe shtrihet tek të gjitha protogonistet: Kleda Shkurti, Iva Xhixha, Ornela Hoxha, Sava Thaka, Gentiana Kadriu, Silvana Kokonozi, Xhozafa Sejfullai, Klonarda Nezaj, Elma Meta, Entela Dervishi, Aleta Gjonaj dhe  Kejsi Matraku. Zëvëndëspresidenti i FSHV-së Agron Duka dhe sekretari Leonard Tase i dorëzojnë Kupën e Shqipërisë kapitenes së ekipit Iva Xhixhës. Gëzim i ligjshëm për këtë trofe të fituar, duke mos anashkaluar edhe vlerat e Teutës që u prezantua si rivale e përgatitur.

Adrian Gorenca, trajner i Tiranës

“E donim këtë trofe dhe e merituam. Fitorja ishte tejet e vështirë dhe këtu përfitoj për ti bërë komplimenta ekipit të Teutës dhe kolegut Jazexhiu. Teuta është një ekip në rritje dhe mund ta meritonte edhe ajo trofeun. Megjithatë ne jmi fitues të Kupës, çka është një argument më shumë për të synuar edhe titullin kampion.

FORMACIONET

TEUTA: Begiç, Guza, G. Smajlaj, S. Smajlaj, Gashi, Zakova, Llupo, Plaku, Maloku, Dallupi. Trajner: E. Jazexhiu

TIRANA: Shkurti, Xhixha, Kadriu, O. Hoxha, Thaka, Kokonozi, Sejfullai, Nezaj, Dervishi, Gjonaj, Meta, Matraku. Trajner: A. Gorenca

GJYQTARË: E. Mujo, A. Telo