INDI, 06 mars 2013 – Njerëzit sot mezi arrijnë të ushqejnë dy fëmijë, por indiani Zion Chana ushqen, besoni ose jo, 94 fëmijë. Chana është i zoti i shtëpisë në familjen më të madhe në botë! Ai ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa. Të gjithë ata jetojnë në një shtëpi katërkatëshe në fshatin Baktëang të shtetit Mizoram në Indi. Familja e indianit e vetme mund ta formojë një fshat. Janë aq shumë sa që edhe ndërtesa katërkatëshe me më shumë se 100 dhoma është e ngushtë për ta. Por ata megjithatë janë të lumtur. Kanë njëri-tjetrin, jetojnë në harmoni dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ndjehem me fat. Zoti ma ka falë një familje të madhe për t’u kujdesur për të. Mendoj se jam shumë i lumtur për faktin se kam 39 gra dhe që jam kryefamiljari i familjes më të madhe në botë”, tha Chan, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i një sekti indian i cili lejon burrat të martohen me shumë femra.

Indiani brenda një viti ishte martuar dhjetë herë. Por secilës grua i kushton kujdes. Në shtratin e tij secila grua vjen në parimin e sistemit të rotacionit.“Ai është personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë, ndërsa njëherësh ai është edhe burri më i bukur i fshatit”, thotë Rinkmini bashkëshortja 35-vjeçare e Chanait.