Femrat gjatë dekadave të fundit janë cilësuar si më inteligjente përballë seksit të “fortë”. Truri i femrave është më i aftë se ai i meshkujve, pavarësisht se për nga përmasat, truri i tyre është 8% më i vogël.
Revista “Intelligence” jep këtë lajm, duke u kthyer buzëqeshjen e shumëpritur femrave, pas studimit të realizuar nga Universiteti i Los Anxhelos dhe Madridit. Në këtë studim thuhet se inteligjenca nuk varet nga masa e trurit, i cili në rastin e femrave është më i vogël, por shumë herë më i aftë.
James Flynn njëri nga ekspertët më të njohur në këtë fushë, sqaron se deri në fund të shekullit të kaluar, roli i femrave dhe kapaciteti i tyre i inteligjencës ishte më i ulët, ndërsa aktualisht ndodhet 5 pikë më shumë se i mashkullit.
Kjo zgjuarsi e femrave shpjegohet me faktin se i ashtuquajturi “seksi i dobët” përshtatet më shpejt me kërkesat e jetës praktike, si dhe është e aftë të japë zgjidhje më të shpejta, kjo falë ndryshimit të stilit të jetës, ku gruaja nuk është vetëm për familje, por edhe në karrierë dhe fusha të tjera.
Nga eksperimentet del se truri i femrave sa i takon efikasitetit, shpenzon më pak neurone dhe energji në raport me meshkujt, por pavarësisht studimeve të fundit…meshkujt vazhdojnë të këmbëngulin se janë lider.