ZIMBABVE, 06 mars 2013 – Ishin duke bërë dashuri në savanë, vendin e tyre të preferuar, kur një luan është shfaqur para tyre dhe ka ngrënë vajzën.

Ngjarja tronditëse i ka ndodhur një çifti nga Zimbabve, që kishin shkuar në savanë për të kaluar disa momente intime njeri me tjetrin. Ndërsa luani është shfaqur papritmas nga shkurret, mashkulli ka mundur të largohet i frikësuar dhe i ëhstë drejtuar policisë për ndihmë.

Kur kanë shkuar në vendin ku luani sulmoi çiftin, policët nuk mund të bënin dot asgjë për vajzën e re. Ajo ishte shqyer nga kafsha e egër.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/