SHBA, 06 mars 2013 – Asteroidi 2013 ET, me përmasa sa një ndërtesë 35-katëshe, do të fluturojë afër Tokës ditën e shtunë, më 9 mars, dëshmojnë të dhënat e publikuara në faqen e Internetit të NASA-s.
Ky trup qiellor u zbulua më 3 mars nga projekti amerikan për kërkimin e asteroidëve “Catalina”. Diametri i asteroidit mund të jetë nga 45-140 metra. Ai do të fluturojë 972 mijë kilometra larg nga Toka, distancë kjo 2.5 herë më e madhe se ajo nga Hëna.
Astronomët, që punojnë në radarin planetar të NASA-s në Observatorin “Goldstone”, planifikojnë të realizojnë më 7 dhe 10 mars radiosondimin e asteroidit për të përcaktuar përmasat dhe parametrat e rrotullimit të tij.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/