KORCË, 06 mars 2013 – Gjykata e Korcës dha masën e dënimit arrest me burg për Nikolin Samarën, 26 vjeçarin e akuzuar për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 13-vjeçareje. 

Seanca gjyqësore Samarës u zhvillua me dyer të mbyllura. I riu u arrestua pak ditë më parë, pasi familjarët e vajzës kanë denoncuar rrëmbimin dhe përdhunimin e të miturës në polici. 

13-vjeçarja, M. Grazhdani, ka rrëfyer në praninë e prindërve dhe një psikologu gjithë ngjarjen dhe ka akuzuar 26-vjeçarin Nikolin Samara se e ka përdhunuar për orë të tëra, duke e kërcënuar.

Ekspertiza mjekësore nxori rezultatin se 13-vjeçarja është përdhunuar dhe se ka shenja të dukshme të keqtrajtimit të saj.