KINE, 06 mars 2013 – Në Kinë u dënuan katër burra, të cilët merreshin me organizimin e "dasmave pas vdekjes".
Kriminelët zhvarrosnin nga varret femrat e vdekura së fundmi dhe i shisnin ato si nuse për të vdekurit beqarë, në mënyrë që ata të gjenin lumturinë martesore në botën tjetër, në përputhje me zakonin e shfaqur përafërsisht në shekullin XVII.
Sipas vendimit të gjyqtarit, secili prej 4 të pandehurve do të kalojë në burg më shumë se dy vjet. Ata akuzohen për vjedhjen e 10 kufomave femra dhe falsifikimin e dokumenteve mjekësore për të rritur çmimin. Gjithsej të ardhurat nga shitja e vajzave në tregun e zi arritën 39 mijë $.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/