PETA, organizata e famshme e mbrojtjes së kafshëve, ka realizuar një video të pazakontë

Pasarela gjithmonë sjell diskutime, nëse prapa një videoje të sfilatës qëndron PETA.

Organizata e famshme e mbrojtjes së kafshëve, ka imagjinuar sikur ata që vishnin rroba lëkure, këtë radhë të ishin kafshët. Por e bukura është se këtë herë lëkura është ajo e njerëzve.

Krahët, veshët, apo deri edhe flokët janë të qenieve humane që vdesin të mbyllur në kafazet që ndodhen në prapaskenën e sfilatës.

Në videon, që është realizuar nga agjencia publicitare "Ogilvy&Mother" vërehen njerëz, deri edhe fëmijë, të terrorizuar, teksa një dhelpër ekspozon veshjen e saj të modës së lartë.