Ai cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por gjithsesi jo kushdo mund ta përballojë çmimin e kripur të “këmbës” së tij.
Po flasim për Lionel Messi-n, asin e Barcelonës, këmba e majtë e të cilit ka dalë në shitje dhe kushton jo pak por 5 mln dollarë.
Të kuptohemi, nuk bëhet fjalë për këmbën e tij të vërtetë, por për kopjen ekzakte të saj të punuar e gjitha me flori.
Skuptura e rrallë është punuar nga argjendari japonez, Ginza Tanaka dhe peshon jo pak, por 25 kg.
Ndonjë adhurues i flaktë i Messi-t mund të tundohet nga dëshira për ta pasur të tijën.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/