KORCE, 06 mars 2013 Tentativë vrasje në qytetin e Korcës. Sipas policisë së qytetit juglindor shtetasi Daniel Isufi ka qëlluar me armë në drejtim të një mjeti teksa udhëtonte me makinë. 

Ngjarja ka ndodhur sot paradite në lagjen nr.4 të qytetit. 

Policia ka gjetur në vendngjarje 3 gëzhoja, ndërsa mësohet se personi drejt të cilit është qëlluar i identifikuar si Jani Kovaci, fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat. 

Policia sqaroi se mes dy personave ka pasur një konflikt para dy vitesh. Jani Kovaci para dy vjetësh ka plagosur me thikë Daniel Isufin.