TIRANE, 05 mars 2013– Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në periferi të kryeqytetit. Një 11- vjeçar, i identifikuar me inicialet A.H, mendohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zenelaj të Sharrës, ndërsa kanë qenë prindërit e fëmijës që e kanë gjetur trupin e pajetë të tij.
Paraprakisht dyshohet për vetëvarja, pasi është gjetur një litar në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke bërë autopsinë e viktimës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe pritet që nga dëshmitë e familjarëve të mësohet më shumë mbi motivet që mund ta kenë çuar të miturin t’i japë fund jetës.





