DURRES, 05 mars 2013 – Kapet hajdutja adoleshente, e cila, sipas policisë, mban mbi shpinë autorësinë e disa grabitjeve të kryera në Tiranë.

Megjithë moshën e re, 17 vjeçarja me iniciale M.M., banuese në Durrës, është dënuar disa herë për grabitje të kryera në periudha të ndryshme kohore. Sipas policisë adoleshentja është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, pasi gjykata e këtij rrethi, me një vendim që mban datën 28.01.2013 e ka dënuar me 2 muaj burg per veprën penale të vjedhjes.

Sipas policisë, 17 vjeçarja është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës,  në lagjen Nr.4 të qytetit Durrës dhe do t’i dorëzohet për veprime të mëtejshme  shërbimeve të Drejtorisë Policisë Tiranë.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/