AUSTRALI, 05 mars 2013 – Departamenti australian i turizmit hapi konkursin për gjashtë vendeve të lira pune "ëndërr", të paracaktuara për të huajt. Në vitin 2009 kompania turistike “Tourism Queensland” zhvilloi një aktivitet të ngjashëm: atëherë kandidatët nga e gjithë bota luftuan për postin e kujdestarit të Ishullit Hamilton.
Këtë vit të huajve u ofrohet mundësia të provojnë forcat e veta në rolet e shakaxhiut kryesor, specialistit të ushqimeve të shijshme dhe pijeve, kërkuesit të aventurave, pylltarit të Parkut Kombëtar, fotografit dhe ekspertit për mbikqyrjen e kafshëve të egra. Kandidatët e suksesshëm do të kenë mundësi të fitojnë më shumë se 100 mijë dollarë për 6 muaj. Pas kësaj ata mund të kthehen në shtëpi.





