Volkswagen ka prezantuar në sallonin e Gjenevës Lamborghinin e ri i cili do të prodhohet vetëm në tre copë.
Lamborghini Venenos e ka marrë emrin sipas një demi legjendar ndërkohë që secila prej tyre do të ketë një nga ngjyrat e flamurit italian.
Makina bën 0-100 km/h për vetëm 2.8 sekonda dhe kap një shpejtësi maksimale deri në 355 kilometra në orë.
Makina me motor 6.5 litra dhe 12 cilindra ka 750 kuaj fuqi ndërsa çmimi i saj shkon 4.6 milion dollarë.