SHKODER, 05 mars 2013- Policia e Shkodrës ka ndërmarrë kontrolle automjetesh e banesash gjatë 24 orëve të fundit.
Dy vëllezërit Gëzim e Nosh Kulla 34 e 31 vjec, nga Gruda e Re e Komunës Rrethina po kerkohen nga policia e Shkodrës, sepse në shtëpinë e tyre u sekuestrua 30 kg lëndë narkotike marihuanë.
Lënda narkotike u gjet në magazinën ku mbanin ushqimet për kafshët, dhe e ndarë në tre thasë, në formë të thatë dhe në boçe.





