TIRANE, 05 mars 2013– Një nga të miturit e abuzuar nga pedofilët e qendrës "Fëmijët e tij", G.B hedh në gjyq David Braun, Dino Kristodulo dhe Robin Arnold për abuzim seksual.
Avokati i të miturit, Myrteza Myftari tha dje për "GSH" se klienti i tij kërkon 600 mijë lekë dëm jopasuror për abuzim seksual ndaj tij.
Ndërkohë, G.B ka paditur edhe ministrinë e Punës dhe Inspektoriatin e Punës me argumentin se kishin dijeni për veprimtarinë e shoqatës
"Fëmijët e tij" dhe nuk kanë marrë masa për ta penguar atë.
Dy vitë më parë, dy britanikët, Dino Kristodulu dhe Robin Arnold u cilësuan fajtorë nga gjykata për abuzime seksuale dhe homoseksuale me të miturit që strehoheshin në qendrën e cilësuar si bamirëse, e cila nuk rezultoi aspak e tillë. Ata u dënuan me 20 vjet Dino Kristodulu dhe 15 vjet heqje lirie Robin Arnold.
Në një proces të ndarë, David Braun u dënua me 20 vjet burg.





