TIRANE, 05 mars 2013– Policia e Tiranës ka marrë në pyetje për mëse tri orë, gruan dhe motrën e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Ato janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku gjeti vdekjen oficeri i lartë i policisë.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se motra e kryekomisarit, ka pranuar në polici se vëllai i saj ka pasur kërcënime për shkak të detyrës.
“Kam dëgjuar një bisedë të tij me tone të ashpra, ku u tha personave që po e kërcënonin: nëse keni burrni merruni me mua, jo me familjen”, vijon Mapo, dëshminë e motrës së Dritan Lamajt dhënë në polici.
Kryekomisari Dritan Lamaj u vra ne nje atentat mafioz me 24 shkurt 2013 prane baneses se tij ne Tirane. Sipas hetimeve, vrasja ka ndodhur per shkak te detyres se viktimes si shef komisariati ne Kombinat. Lamaj kishte marre kercenimeve ne adrese te familjes se tij ne menyre te perseritur.
I dyshuar per ngjarjen eshte biznesmeni Arben Frroku i arrestuar dhe ne pritje te ekstradimit nga Greqia ne lidhje me kete ceshtje. Ai ka pasur konflikte te ashpra dhe te vazhdueshme me Dritan Lamajn. Sipermarresi 43-vjecar ka mohuar autoresine e krimit duke deklaruar se ka alibi se nuk ka qene fare ne Tirane kur ndodhi atentati ndaj kryekomisarit.





