KATAR, 04 mars 2013– 6 ishuj ka blerë në Greqi emiri i Katarit Sheik Hamad bin Khalifa Al-Thani. I njohur si “Emiri me pantofla”, ai shpesh shihet nga vendasit teksa blen peshk, i veshur thjesht e me pantofla. Sheiku mori atë që e donte aq shumë nga Greqia, ku kalon një kohë të gjatë të pushimeve.
Vetëm për ishullin Oksia prej 5000 hektarësh pagoi 5 mln euro dhe 3.5 mln euro për 5 ishujt e tjerë që së bashku shkojnë 1600 hektarë. Emiri i Katarit ka 24 fëmijë nga martesat e tij dhe ka shprehur dëshirën të blejë nga një ishull për çdonjërin prej tyre.
Për të përmendur është fakti që zyra e Urbanistikës në Itakë, fillimisht refuzoi Emirin e Katarit duke i kërkuar që sipërfaqja e ndërtimit të ishte 250 metra katrorë, por ai u përgjigj se me këtë sipërfaqe dëshironte të kishte vetëm tualetin e tij.
Emiri i Katarit ka premtuar se do të çojë ujin në ishullin e Itakës.