Shtatzëna që po priste katërnjakë, Emma Robbins ishte këshilluar nga mjekët me mijëra e mijëra herë që t`i hiqte njërin nga katërnjakët për t`i shpëtuar binjakët tjerë.

Përsëri e përsëri, ajo u kishte thënë doktorëve se nuk do të lejonte sakrifikimin e asnjërit nga djemtë, të cilët kishin gjasa për të mbijetuar një rast në 750 mijë.

Tani ajo i ka të gjitha provat të cilat i nevojiten se instinkti i saj ishte i drejtë: Katërnjakë, të lumtur dhe të shëndetshëm.

Zachary, Joshua, Reuben dhe Sam festuan ditëlindjen e tyre të parë më 29 shkurt.

Vëllezërit bëhen edhe më të famshëm për shkak se ata kanë lindur më 29 shkurt. Shanset për të lindur në këtë ditë janë një në 3.5 milionë, pra ata do ta festojnë ditëlindjen e tyre çdo katër vjet.

Zonja Robbins, 31 vjeçe dhe burri i saj Martini, 39 vjeç, kishin një djalë, tre vjeçarin Luke, kur provuan për siç menduan ata fëmijën e tyre të dytë.

“As edhe në një milion vjet nuk kemi menduar se ne do t`i kishim katër bebe në një. Do të gënjeja po të thosha se ishte e lehtë, por jemi shumë të lumtur që nuk u dorëzuam për bebet tona”.

“Në javën e dhjetë unë isha shumë më e fryrë sesa kur isha shtatzënë me Luken dhe sëmuresha më shumë gjatë mëngjeseve. Isha e brengosur që diçka nuk ishte në rregull”, tregonte ajo.

“Kur shkuam te mjeku për ultrazë. Ai na shikonte neve që qëndronim sy hapur duke pritur se çfarë do të na thoshte, mirëpo ai kthehu ekranin dhe tha se ajo po shihte katër fëmijë dhe të gjithë ishin një vezor, pra ishin identikë”.

Zonja Robbins dhe burri i saj “numëruan dhe vetëm qeshën”. Por herën tjetër kur shkuan në spital për kontrolle rutinore mjekët e paralajmëruan çiftin se duhej abortuar njërin nga katër fëmijët.

Shtatzënia me binjakë apo më shumë fëmijë mund të shkaktojë  shumë çrregullime, lindje të parakohshme, bebet me peshë të vogël dhe vdekje.