LONDER, 03 mars 2013 – “Njerëzit mendojnë se është diçka e pazakontë, por unë i dua të dy meshkujt dhe nuk mund të zgjedh dot mes tyre”. Kështu shprehet, 33-vjeçarja Maria Butzki, nëna e dy fëmijëve e cila bashkëjeton në të njëjtën shtëpi me burrin dhe të dashurin e saj,

Kur Maria braktisi bashkëshortin e saj Paul për një tjetër mashkull, ajo e ndjeu shumë mungesën e tij dhe në të njëjtën kohë nuk mund të jetonte dot pa të dashurin e ri, Peter Gruman.

Kështu, mendoi një zgjidhje dhe Peter u transferuar për të jetuar në shtëpinë e saj në Barking, Londër. Tani, 33-vjeçarja Maria jeton me bashkëshortin, dy vajzat Laura 16-vjeç dhe Amy 12-vjeç, si dhe me të dashurin e ri, Peter.

“Kur u ndava nga Paul ndjeva një boshllëk në jetën time. Por edhe ideja se nuk do të shihesha kurrë më me Peter më thyente zemrën. Kështu që jetesa me të dy meshkujt në të njëjtën shtëpi ishte e vetmja zgjidhje”, shprehet gruaja në një intervistë për Mirror.

Por përveç Marias të kënaqur për bashkëjetesën e çuditshme janë edhe dy meshkujt, burri dhe i dashuri i saj. “Peter është njeri i mirë. Kur Maria u takua me të për herë të parë unë u ndjeva keq. Por pasi e njoha nga afër, kam kuptuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta. Të dy adhurojmë peshkimin dhe gjithashtu ai është si një baba zëvendësues për fëmijët e mi”, shprehet Paul, burri i Marias.

Ndërkohë përsa i përket të fjeturit deri tani është zgjidhur po prapë në mënyrë të çuditshme. Peter fle në divan, Paul në një dhomë tjetër ndërsa Maria e ndan dhomën e gjumit me dy vajzat e saj.

“Asnjëherë nuk kemi fjetur të tre në të njëjtin shtrat. Kam marrëdhënie intime private me të dy meshkujt. Nëse Paul nuk është në shtëpi, Peter dhe unë kryejmë marrëdhënie intime, dhe e kundërta”, shprehet gruaja.

“Familja” tani po projekton ndërtimin e një banese më të madhe, e cila do të jetë e rehatshme për të gjithë pjesëtarët. Maria pranon se shumë prej miqve, familjarëve dhe të afërmve të saj e shohin këtë lidhje si tepër të çuditshme dhe e kanë të vështirë ta kuptojnë.

Por ajo shprehet se ndihet mirë me të dy meshkujt, pastaj sipas saj kjo mënyrë bashkëjetese është e mirë edhe për vajzat, pasi kanë tre të rritur që u kontrollojnë detyrat e shtëpisë. Nga ana tjetër ajo pranon se kjo bashkëjetesë është e mirë edhe nga ana financiare, pasi faturat paguhen nga të tre.

Ndërsa dy meshkujt nuk bëhen xhelozë, duket se është Maria ajo që bëhet më tepër xheloze për ta, pasi ndihet e lënë mënjanë kur ata dalin së bashku për të peshkuar.

Përsa i përket sistemimit në shtëpinë e re ajo thotë: “Ne kurrë nuk do të flemë në të njëjtin krevat. Jam shumë me fat që kam dy meshkuj të mrekullueshëm në jetën time”, shprehet gruaja.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/