BON, 3 mars 2013 – Laboratorët ushqimorë testojnë prova të mishit nga pjesë të caktuara, për shembull testojnë ndryshimet midis mishit të shtrenjtë të viçit dhe mishit të lirë të kalit, sepse dyshimet për mashtrime aty janë të mëdha. Me anë të një testi të vetëm studiuesit e institutit gjerman Fraunhofer për biologjinë molekulare dhe ekologjinë në qytetin e Shmalenberg-ut (Schmallenberg) mund të gjejnë në një copë të vetme mishi, deri në 50 lloje kafshësh.
Meqenëse syri dhe hunda mund të mos thonë të vërtetën në përcaktimin e llojit të kafshës, biologjia molekulare ofron mundësinë e analizës teknike, njofton radioja gjermane Dojçe Vele (Deutsche Welle).
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/