LONDËR, 3 mars 2013 – Një “super-stuhi” diellore mund të përplaset në satelitët komunikues të Tokës, të shkaktojë mungesë të rrezikshme të energjisë në rrjetin kombëtar dhe t’i shkatërrojë ndihmat madhore të navigacionit të aeroplanëve, thuhet në një raport, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze, “Independent” në shkrimin e sotëm të titulluar “Po vjen një ‘superstuhi’ diellore dhe do të kemi në dispozicion vetëm 30 minuta për paralajmërim” (A solar 'superstorm' is coming and we'll only get 30-minute warning).

Është e pashmangshme që një stuhi ekstreme diellore – e shkaktuar nga shkëputja e miliarda tonelatave të materies me energji të madhe të Diellit, që lëvizin me shpejtësi prej një milion miljesh në orë – të godasë planetin e Tokës, një kohë në të ardhmen e afërt, por është e pamundur të parashikohet më tepër se 30 minuta para se aktualisht të ndodhë, ka tërhequr vërejtjen një ekip inxhinierësh.

“Konsensusi i përgjithshëm është se super-stuhia diellore është e pashmangshme, pra është çështje vetëm se kur do të ndodhë”, thuhet në raportin e një grupi të ekspertëve të Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë në Londër, lidhur me motin ekstrem të gjithësisë, transmeton gazeta “Independent”, e cituar nga radioja “Evropa e Lirë”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/