ITALI, 03 mars 2013– Shihnin sitet porno gjatë orëve të punës, për këtë komuna ka vendosur: Jo më internet në institucionin e pushtetit lokal. Ngjarja kurioze është regjistruar në komunën e Montignoso-s në provincën Massa Carrara.
Siç raporton ANSA, punonjësit e administratës së komunës në fjalë kalonin shumë orë, gjatë kohës që ishin në orar të punës, duke parë sitet me “pullë të kuqe”.
Sipas kryebashkiakut Narciso Buffoni, një pjesë e mirë e punonjësve e përdornin në “mënyrë të papërshtatshme” internetin. Disa punonjës të administratës kalonin deri në 6 orë në ditë, gjatë kohës që ishin në punë, duke parë video porno. Tashmë kompjuterat në këtë komunë do të përdoren vetëm për shkresat zyrtare dhe dokumentat e tjera të nevojshme.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/