DURRES, 03 mars 2013 – Me të drejtë java që nis, mund të konsiderohet java e volejbollit. Pritet të zhvillohen dy evenimente të rëndësishme, që për nga pesha vijnë pas kampionatit kombëtar. Me 6 dhe 7 mars në Durrës dhe Tiranë, zhvillohen finalet e kupës së Shqipërisë.

 Në Durrës është vendosur të luhen katër ekipet e femrave, ndërsa në Tiranë katër ekipet e meshkujve. Fituesit e ditës së parë, ndeshen në ditën e dytë për fitimin e Kupës. Po ju njohim me këtë rast me kalendarin e garëve.

 Femra

6-7 mars 2013

Dita e parë, 6.03.2013

Tirana – Partizani      ora 16.00

Teuta  – UMB Volej ora 18.00

Dita e dytë, 7.03.1913

Vendi I – II    ora 17.00

Ndeshjet zhvillohen në pallatin e sportit Ramazan Njala – Durrës

Meshkuj

6-7 mars 2013

Dita e parë, 6.03.2013

Teuta              – Vllaznia       ora 18.00

Studenti         – Tirana          ora 20.00

Dita e dytë, 7.03.2013

Vendi I – II ora 18.00

Ndeshjet zhvillohen në pallatin e sportit Fahrie Hoti – Tiranë

/Bujar Qesja, Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/