Mary Poppins  fluturon në qiell duke përdorur një çadër të vërtetë, duke u kapur pas saj ajo po fluturon mbi qiellin e Kalifornisë Jugore

Udhëtimet e Mary Poppins të shikuara nga kalimtarët drejt qiellit mbi Southern California nuk do të jenë më një çmenduri ashtu siç është menduar deri tani.

Atleti extrem Erik Roner ka kthyer përrallën e zanave në realitet. Një shpikje e tij e fundit do të plotësojë së shpejti ëndrrat e të gjithë fëmijëve.

"Ne jemi duke duke bërë prova nëse një çadër e vërtetë ngadalëson udhëtimin drejt tokës siç dhe Mary Poppins  ka bërë"- thotë ai, ndërsa shihen në kamera çadra e kapur nën një balonë, duke pritur për momentin kur çadra shkëputet prej saj për të fluturuar lirisht në qiell drejt tokës.

 

Gjatë testit, çadra i rezistoi për disa metra presionit të ajrit, mirëpo më pas u shkatërrua dhe Ronerit i është dashur ta largojë atë dhe t’i besojë parashutës, në mënyrë që të kishte një ulje të sigurt.