ZVICER, 02 mars 2013– Për t’i treguar shoqes së saj “sesi jetohej në Zvicër”, infermierja Blaze. B, një grua filipineze e cila prej një viti punonte në një azil pleqsh, ka postuar në Facebook një fotografi ku shfaqet në krevat pranë kufomës së një të moshuari.
Por, për fatin e saj të keq imazhet që u publikuan në internet nuk u panë vetëm nga shoqja e saj por edhe nga autoritetet zvicerane, tw cilat e arrestuan gruan. Fotografitë sipas hetuesve janë realizuar në muajin janar të vitit 2012, por janë postuar në Facebook vetëm pak javë më pare.
Infermierja ka pozuar përkrah trupit të pajetë të një 92-vjeçari dhe fotografinë e shoqëron me komentin: “Ka vdekur apo vetëm po fle? Unë jam një vjedhëse shpirtrash”.
Kryebashkiaku i Mogelsberg ka konfirmuar përpara mediave lokale se sapo ka zbuluar këto fotografi ka lajmëruar menjëherë policinë.
“Kemi mbetur pa fjalë. Lajmëruam menjëherë autoritetet përkatëse. Duam të zbulojmë nëse ka persona të tjerë dhe se kush e ka realizuar këtë fotografi”, është shprehur ai.
Gruaja filipineze jeton prej vitesh në Zvicër dhe prej një viti është martuar dhe deklaron: “Nuk doja t’i bëja keq askujt dhe madje as nuk doja të fyeja njëri. Vetëm po përpiqesha t’i tregoja një shoqes sime sesi është jeta në Zvicër. Në një azil njeh njerëz të rinj por pas disa kohësh ata vdesin. Ky është realiteti në të gjithë azilet. Nuk e kuptoj përse më janë kundërvënë të gjithë. Në fund të fundit këto janë vetëm fotografi të bukura”, shprehet gruaja.